Struga Trim Lum mendon edhe për të ardhmen. Pas disa transferimeve të lojtarëve nga jashtë dhe me përvojë, ekipi ka menduar edhe për të ardhmen, duke firmosur kontrata profesionale me dy talentët strugan, Alban dhe Florian Roçi…
Struga Trim Lum duke menduar edhe për të ardhmen, ka vendosur të nënshkruajë kontrata profesionale me dy futbollistët e talentuar strugan, Alban dhe Florian Roçi.
Që të dy shihen si e ardhmja e klubit, ndaj kemi vendosur që kontratat të jenë afatgjate, me shpresë se që të dy do të ngriten edhe më shumë si futbollistë, pikërisht te skuadra e qytetit të tyre.

Alban Roçi, 17-vjeç, i lindur në Strugë, dy vitet e fundit ishte pjesë e grupmoshave të reja te skuadra e AP Brera, duke fituar edhe trofe. Ai luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa talentin dhe cilësitë që posedon, së shpejti pritet ti nxjerrë në pah, nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Ndryshe, Albani kishte nisur tek moshat e reja të GFK Ohrid, njëjtë sikurse edhe djali i axhës së tij, Floriani.

Florian Roçi është 18-vjeç, gjithashtu i lindur në Strugë. Edhe Floriani, dy vitet e fundit i kaloi te AP Brera, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm tek moshat e reja.
Ai tashmë, si më i pjekur kërkon të bëjë hapin e rradhës në karrierë, duke luajtur me ekipin e parë. Floriani, luan si sulmues i krahut të djathtë, dhe i njëjti tashmë do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik të Bledi Shkëmbit.
Që të dy janë edhe pjesë e përfaqësueseve shpresa të Maqedonisë. Albani luan me ekipin U17, ndërsa Floriani me U18.
Mirë se erdhët në shtëpinë e juaj të madhe, të quajtur Struga Trim Lum.


















