Shpëtim Duro mbrëmë kundër Buduçnost në Podgoricë, regjistroi ndeshjen e tij të 20-të si trajner në Kupat Europiane dhe të katërtën në krye të Struga Trim Lum.
Është kjo hera e parë që Duro po udhëheq Strugën në ndeshjet europiane, duke regjistruar dy fitore, një barazim dhe një disfatë, atë kundër Zhalgiris në ndeshjen e kthimit në Ohër, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, 63-vjeçari Duro në kupat europiane, ka regjistruar 5 fitore, 6 barazime dhe 9 disfata. Debutimin e tij në garat europiane, strategu nga Tirana e kishte bërë në vitin 2010, kur udhëhiqte skuadrën e Besës nga Kavaja, ndërsa vlen të theksohet se Duro në vitin 2015-të kishte udhëhequr Shkëndijën në dy ndeshje të Liga Europa kundër Aberdinit skocez.
Përveç dy fitoreve me ekipin tonë, Duro 3 fitore të tjera në garat europiane ka regjistruar me KF Laçin, të cilën skuadër e kishte udhëhequr plotë 10 herë në kupat europiane.