AntalyaCamp, Barazojmë në miqësoren e parë kundër Debrecen

Barazojmë pa gola kundër hunagrezëve të Debrecen në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në Antalia të Turqisë. Ndeshjen e rradhës e zhvillojmë pas 4 ditësh kundër FC Korona Kielce nga Polonia…

Struga Trim Lum në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, sot në Antalia të Turqisë zvilloi takimin e parë nga gjithsej 5 që i kemi në program.

Kundërshtari ynë i sotëm ishte ekipi i njohur hungarez i Debrecen, me të cilët në fund barazuam pa gola.

Trajneri Qatip Osmani për këtë ndeshje kishte vendosur që të provoj dy formacione të ndryshme, teksa i vetmi që luajti për gjatë 90 minutave, ishte Ard Kasami.

Pjesa e parë nuk prodhoi raste serioze për gol, ndërsa ekipi ynë më i rrezikshëm u shfaqte nga krahu i djathtë. Në anën tjetër, edhe ekipi kundërshtaë nuk na rrezikoi në asnjë moment, ashtu që rrjetat pushuan.

Pjesën e dytë nisëm me 10 lojtarë të rinj në formacion. Sulmi këtë herë udhëhiqej nga dyshja Compaore-Kehinde.

Ishin pikërisht këta që tentuan të shënojnë në rrjetën kundërshtare. Pas harkimit të Memetriza Hamza, Kehinde në minutën e 55-të goditi me kokë, mirëpo vetëm jashtë portës.

10 minuta më vonë, pas një tollovie të shfaqur në zonën kundërshtare, edhe Compaore tentoi për të shënuar me kokë, mirëpo këtë herë ishte portieri kundërshtarë që reagoi dhe nuk lejoi avantazhin e ekipit tonë.

Debrecen shumë lehtë mund të na ndëshkonte në minutën e 69-të, mirëpo në ato momente portieri Stevkovski gjeti aleat tek shtylla.

Në minutën e 85-të, Kehinde mjaft mirë u lirua nga dy futbollistë kundërshtarë, duke përfituar hapësirën e duhur për të goditur nga brendia e zonës, mirëpo e majta e tij nuk doli të jetë e saktë.

3 minuta më vonë, Ilievski me një degazhim të gjatë, brenda zonës kundërshtare arriti të gjejë Compaoren, mirëpo reagimi i tij ishte i dobët dhe topi përfundoi drejt në duart e portierit të Debrecen.

Në fund barazim pa gola në ndeshjen tonë të parë në Antalia të Turqisë, derisa për kundërshtarin tonë të sotëm, Debrecen, ishte kjo ndeshja e tretë kontrolluese, pas atyre me UTA Arad (1:2) dhe Partizanin e Beogradit (1:1).

Struga Trim Lum ndeshjen e rradhës kontrolluese në Turqi do ta zhvillojë me 24 janar kundër skuadrës polake të FC Korona Kielce.